Ancelotti tregon problemin e Hazard, quhen Rodrygo dhe Asensio

PUBLIKUAR

Eden Hazard është mirë fizikisht dhe i gatshëm për të zbritur në fushë, por forma e mirë e Vinicius, Rodrygo dhe Asensio, ka bërë që ai të nxejë stolin.

Kështu në njëfarë mënyre ka thënë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, fjalë që vlejnë edhe për Gareth Bale.

Duket se Hazard nuk është as zgjedhja e dytë, pasi Acelotti preferon në sulm Viniciusin, Benzeman dhe njërin prej Asensios e Rodrygos.

“Ka konkurrencë në skuadër dhe unë gjithmonë duhet të zgjedh më të mirët për çdo ndeshje. Shumë lojtar preken nga konkurrenca, s’mund ta mohojë këtë, duhet të jem i sinqertë. Ai po stërvitet mirë dhe po pret thirrjen e trajnerit dhe kur ta thërret, duhet të jetë gati”, u shpreh Ancelotti.

“Situata e Hazard dhe Bale? Është e thjeshtë, asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur mes nesh. Ka thjesht konkurrencë. Trajneri, që jam unë, zgjedh lojtarët më të mirë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo ndodh në të gjitha klubet e mëdha, ka shumë lojtarë të mirë dhe shumë konkurrencë. Gjithashtu, nëse jeni të mirë, mund të mos luani, Nacho, Ceballos, Isco, Jović, lojtarë me shumë cilësi dhe është e njëjta gjë që ndodh edhe me Bale dhe Hazard”.

“Atyre u janë kufizuar minutat edhe për shkak të dëmtimeve. Kemi zhvilluar vetëm një pjesë të parë të sezonit. Ata kanë cilësi për të ndihmuar këtë skuadër dhe shpresojmë që ta bëjnë në pjesën e dytë të sezonit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...