Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, ka thënë se në vitin 2030 do të bëhet trajner i Italisë, kur Italia do ta fitojë Botërorin, ndërsa Anglia duhet të pres deri në vitin 2066.
Ishte trajneri i Milanit dhe Real Madridit nuk preferoi të kthehet në punë e trajnerit edhe pse kishte disa oferta.
“Kisha disa oferta nga e gjithë bota, por preferova të qëndroj pushim për një vit”.
“Trajneri i Italisë? Ndoshta në 2030. Është modeli 12 vjeçar për Italinë që fillon nga 1970”.
“Në 1970 ne humbën në finale, ndërsa në vitin ’82 fituam, në ’94 humbën në finale përsëri, por fituam në 2006. Kështu i bie që Italia të humb një finale në vitin 2018 dhe unë do ta provojë në vitin 2030. Ndoshta Anglia e fiton përsëri në vitin 2066 kampionatin botëror”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/


