Ancelotti synon t’ia rrëmbejë një yll Realit

PUBLIKUAR

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti kërkon ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.

Emri më i ri në listën e kampionëve aktual të Gjermanisë, është ai i mesfushorit spanjoll Isco.

Isco nuk është pjesë e formacionit bazë të Real Madridit dhe Ancelotti kërkon ta shfrytëzojë këtë fakt për ta transferuar në Munich.

24-vjeçari nuk është aspak i kënaqur me gjendjen e tij në Madrid dhe ka pranuar se mund të largohet.

Kësisoj sipas medieve në Gjermani, Bayerni është duke bërë gati një ofertë për ta bindur Realin të heqë dorë nga mesfushori spanjoll.

Besohet se bavarezët do të ofrojnë rreth 40 milionë euro për transferimin e Iscos në ‘Allianz Arena’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...