Ancelotti: Pochettino ka thënë se Mbappe do të mbetet 100% në PSG? Nganjëherë trajnerët s’mund ta thonë të vërtetën

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti u është përgjigjur deklaratave të Mauricio Pochettinos rreth së ardhmes së Kylian Mbappes.

Trajneri argjentinas, në fakt, gjatë konferencës për shtyp i kishte siguruar gazetarët për qëndrimin në Paris Saint-Germain të super-yllit, Kylian Mbappe.

E trajneri italian i është përgjigjur me buzëqeshje ish-trajnerit të Tottenhamit, shkruan “Gazeta Express”.

“Pochettino ka thënë se Mbappe do të mbetet 100 për qind në Paris Saint-Germain? E po, ndonjëherë trajnerët nuk mund ta thonë krejt të vërtetën në konferencë për shtyp”, ka thënë Ancelotti duke buzëqeshur.

Kështu, ish-trajneri i Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut dhe Evertonit në njëfarë mënyre e ka afruar edhe më shumë kampionin e botës me Francën në “Santiago Bernabeu”.

Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me klubin parisien dhe ai dëshiron të largohet nga “Parku i Princave”.

PSG-ja po mundohet ta bind të qëndrojë në Paris, por dëshirë e madhe e lojtarit është të transferohet në kryeqytetin spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...