Ancelotti: Një natë e paharrueshme, “Hala Madrid”

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen fantastike dhe për përmbysjen që e bënë ndaj Paris Saint-Germainit në fitoren 3:1, shkruan “Gazeta Express”.

Tregolëshi i Karim Benzemas ia mundësoi ekipit spanjoll të shkojë tutje edhe pse për një moment ishte në disavantazh prej dy golash nga përballja e dyfishtë.

“Krenaria e këtyre lojtarëve dhe magjia e Bernabeut u bënë bashkë për të na dhuruar një natë të paharrueshme. Ju falënderoj të gjithëve dhe HALA MADRID”, ka shkruar trajneri italian në rrjetet sociale.

Ancelotti u lavdërua për punën që e bëri mbrëmë pasi me instruksionet e tij ishte në gjendje ta përmbyste avantazhin e parisienëve për t’i gëzuar në fund krejt tifozët madrilenë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...