Ancelotti një hap larg emërimit trajner i Italisë

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti është një hap larg emërimit trajner i ri i ekipit kombëtar të Italisë, raportojnë mediat lokale.

Italia ka mbetur pa trajner të përhershëm që prej se Giampiero Ventura u shkarkuar vitin e kaluar, me Luigi Di Biagion që e mori drejtimin e ekipit për ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i ri pritet të emërohet më 20 maj, dhe besohej se ai do të ishte trajneri aktual i Zenitit, Roberto Mancini.

Corriere dello Sport raporton tani se Ancelotti është takuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë në një hotel në Romë të hënën.

Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë dhe Ancelotti është shtyrë ta pranojë pozitën e trajnerit të Italisë.

Megjithatë, marrëveshja është larg finalizimit, sepse ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët mes palëve për aspektin financiar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...