Ancelotti mund të rrezikojë me Rudigerin për “El Clasicon” e radhës

PUBLIKUAR

Antonio Rudiger shpreson ende se mund të luajë në “El Clasicon” kundër Barcelonës.

Të mërkurën, “Los Blancos” do të jenë mysafirë të Barçës, për të zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, shkruan Gazeta Express.

Rudiger po vuan nga një lëndim në gjurin e majtë, që e la atë jashtë në ndeshjen e fundit në La Liga, kundër Valladolidit.

Sipas “Marca”, Real Madridi beson se mbrojtësi gjerman mund të jetë në formacion për këtë ndeshje të rëndësishme.

30-vjeçari stërviti individualisht këtë të hënë dhe nëse trajneri, Carlo Ancelotti, e sheh të nevojshme përfshirjen e tij në skuadër për ndeshjen e 5 prillit, thuhet se mund të rrezikojë me reprezentuesin e Gjermanisë.

Mungesa e mundshme e Rudigerit në “El Clasico” padyshim se do të ishte një goditje e madhe për Real Madridin, që synojnë përmbysjen e rezultatit ndaj rivalit të përbetuar dhe kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...