Ancelotti i lumtur me rikthimin e Vinicius: “Ai është i rëndësishëm për Realin”

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti është tejet i lumtur me rikthimin e Vinicius Junior.

Vini është ftuar për sfidën e sotme që Real Madridi do ta zhvillojë me Valencian në “Santiago Bernabeu”.

Ai ishte infektuar me COVID-19 ditë më parë, por tani ka dal negativ dhe është i gatshëm për lojë.

“Nuk mund të them nëse jemi të varur nga ai, por Vini është lojtar që ka bërë shumë mirë këtë sezon, na ka ndihmuar të fitojmë ndeshjet si Benzema apo Militao. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm”, tha Ancelotti.

“Jemi shumë të lumtur që është rikthyer. Vinicius është i veçantë për një kundër një, për kundërsulme, ka vazhdimësi, po shënon gola… po kontribuon shumë. Nëse më duhet të theksojë një gjë atëherë mund të them se në hapësira është shumë i rrezikshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...