Ancelotti i dëshpëruar, flet për debaklin që e pësoi Reali

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti nuk ka mundur ta fsheh dëshpërimin e tij derisa po e shikonte Real Madridin e tij duke pësuar debakël nga Barcelona në humbjen e mbrëmshme, 0:4.

Vizitorët e siguruan një fitore të rëndësishme në “Santiago Bernabeu” pasi e dominuan lojën që nga fillimi e deri në fund.

Reali luajti pa Karim Benzeman, por trajneri italian thotë se nuk ka arsyetim për paraqitjen e zbehtë, ndërsa e mori përgjegjësinë e plotë për këtë humbje, shkruan “Gazeta Express”.

“Është e vështirë pasi kjo është një El Clasico, shumë e rëndësishme për tifozët. Është një goditje, ne e humbëm betejën, por e kemi ende avantazhin dhe duhet të qëndrojmë të qetë dhe t’i presim lojtarët e lënduar”, deklaroi Ancelotti pas lojës.

“Ne ishim të panjohur, gjithçka shkoi keq, duhet ta harrojmë këtë lojë dhe të shikojmë përpara, e kemi një shkëputje të madhe në ligë. Unë, trajneri, kam faj”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit e Evertonit.

Edhe pse u deklasua nga Barcelona, Reali është favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit në La Liga.

“Los Blancos” i kanë nëntë pikë më shumë se Sevilla, ndërsa Barça është tri pikë prapa ekipit andaluzian.

Pushimi për ndeshjet e kombëtareve do të jetë një mundësi që ekipi i Ancelottit të pushojë dhe t’i mbush bateritë për ndeshjen e 2 prillit që do ta zhvillojë ndaj Celta Vigos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...