Ancelotti hedh poshtë raportimet se ka pranuar të jetë trajneri i ri i Brazilit

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë raportimet se ai ka pranuar që të drejtojë Kombëtaren e Brazilit.

“ESPN Brazil” raportoi sot se trajneri italian ka rënë dakord të merrte pozitën e trajnerit të “Selecaos” duke filluar nga korriku i këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse asgjë nuk ishte nënshkruar, mediumi në fjalë pretendoi se Ancelotti dha miratimin e tij verbal për një kontratë të mundshme trevjeçare.

Por, gjithçka është mohuar nga 63-vjeçari përmes paraqitjes së tij në një konferencë për media.

“Unë nuk di asgjë për këtë, as nuk e di se çfarë raportuan ata në Brazil . Unë jam trajneri i Real Madridit. Kontrata është deri në qershor 2024”, deklaroi Ancelotti.

Kështu, ai la të nënkuptohet se synimi i tij është për të përfunduar kontratën te “Los Blancos”, teksa mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...