Ancelotti: Gattuso, shpirti i Milanit tim

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka thënë se Gennaro Gattuso është shpirti i Milanit dhe se lojtarët do të bënin gjithçka për të.

Kur Gattuso mori drejtimin e Milanit në nëntor, shumë persona dyshuan se ai do të ishte i suksesshëm në zëvendësimin e Vincenzo Montellas, transmeton Express.

Por, ai e ka transformuar Milanin dhe i ka regjistruar shtatë fitore dhe tri barazime në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Të jem i sinqertë, shpresoja se Gattuso do të bënte mirë, por s’isha i sigurt”, ka thënë Ancelotti për Gazetta dello Sport.

Ai thotë se Gattuso i ka tejkaluar vështirësitë dhe se lojtarët i ndjekin urdhrat e tij.

“Gattuso është shpirti i Milanit. Lojtarët po e vënë energjinë dhe dijen në dispozicion të ekipit për të arritur sukses. Kjo është rruga e duhur”, ka thënë ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...