Ancelotti fluturon sot drejt Anglisë

PUBLIKUAR

Trajneri italian po kërkohet nga klubet e njohura evropiane pasi u nda me Napolin ditë më parë. Krahas klubit nga Liverpooli, Ancelottin e do edhe Arsenali

Carlo Ancelotti do të fluturojë sot drejt Londrës për të diskutuar me Evertonin rreth mundësisë që ta marrë në dorë ekipin anglez, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, përcjell Gazeta Express.

Trajneri italian pritet të bisedojë me pronarin e klubit nga Liverpooli, Farhad Moshiri dhe me presidentin e klubit, Bill Kenwright.

Ancelotti u shkarkua nga Napoli këtë javë, ndërsa menjëherë kanë nisur të vërshojnë ofertat në drejtim të tij.

Ai është kandidati kryesor për t’u bërë trajner i ri i Evertonit, por interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali, i cili është në kërkim të trajnerit afatgjatë pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Ancelotti e ka një të kaluar të pasur me klubet si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...