Ancelotti flet për dy penalltitë e humbura nga Benzema, tregon se kush do t’i gjuajë ato në të ardhmen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Real Madridi fitoi përsëri mbrëmë dhe e bëri një hap përpara drejt titullit të kampionit në La Liga.

Trajneri i “Los Blancos”, Karim Benzema e ka komentuar fitoren 3:1 ndaj Osasunas, ndërsa nuk shprehet i brengosur me faktin se Karim Benzema i humbi dy penallti në këtë takim.

“Ndeshja ishte e mirë, të gjithë e kishin një angazhim të madh. Skuadra e ka një dinamikë të mirë”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

“Përpos dy penalltive, Benzema e ka bërë një super ndeshje dhe do të shënojë në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh tutje ish-trajneri i Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut dhe Evertonit.

Ancelotti nuk e ka ndërruar ende mendjen dhe nuk ka dyshime se kush do t’i gjuajë penalltitë, përkundër dy pritjeve që ia bëri Benzemas portieri Sergio Herrera.

“Nëse do ta kishim edhe një penallti, Benzema do ta gjuante prapë. Dhe, kur ta kemi një tjetër në ndeshjet e ardhshme, prapë do të gjuajë Karim. Kushdo që i gjuan penalltitë, do t’i humbasë disa prej tyre. Edhe pse nuk shënoi, Benzema luajti mirë”, shton Ancelotti.

Ai e lavdëroi edhe futbollistin Ceballos, për të cilin shprehet se ishte më i miri i skuadrës mbrëmë. /

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...