Ancelotti e lavdëron Mbappen

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar talentin e Paris Saint-Germainit Kylian Mbappen, duke thënë se në të ardhmen do të jetë një superyll.

Mbappe është në mesin e nominimeve për ta fituar çmimin e  Topit të Artë, pasi e fitoi Kupën e Botës me Francën gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

“Mbappe është një lojtar shumë i mirë, shumë i shpejtë, mirëpo ka lojtarë të tjerë që janë të shpejtë, dallimi është se ai mund të jetë edhe i shpejtë edhe efektiv në të njëjtën kohë”, ka thënë strategu italian.

“Çfarëdo që bën, ai është shumë efektiv. Është shumë i ri, jam i bindur që ai do të jetë një superyll në vitet e ardhshme”.

Ancelotti do të përballet me PSG-në javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve të grupit C. Napoli është në vendin e parë me 4 pikë, një më shumë se klubi parisien./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...