Ancelotti e falënderon këtë lojtar për triumfin në finale

PUBLIKUAR

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti tha se është shumë i lumtur.

“Nuk mund ta besoj. Unë nuk mund të besoj. Jemi vërtet të lumtur.  Çfarë mund të them? Nuk mund të them më shumë” u shpreh trajneri italian.

Por për suksesin e finales së Parisit, Ancelotti e falënderon shumë portierin Thibaut Courtois që me 9 pritje ishte më meritori për fitoren e ekipit nga Madridi.

“Ishte i pabesueshëm. Unë ju them, se nuk mund ta besoj çfarë bëri ai”, tha Ancelotti duke nxituar të vazhdoj festën me lojtarët.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...