Ancelotti ankohet në referim pas barazimit ndaj Gironas

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u ankua në referim, shkruan Gazeta Express.

“Nuk më pëlqen të flas për [vendimet e arbitrave]”, tha Ancelotti pas ndeshjes. Situata e parë është e qartë. Nuk është penallti sepse e godet në gjoks. Nuk e ka prekur topin me dorë, e kanë shpikur. Situata e dytë është ndryshe, mund të jepet. Ajo që më habit është se erdhi në një moment të rëndësishëm të ndeshjes, ishte në rrugën e duhur, por na kushtoi shumë. Pas kësaj situate kemi dy pikë më pak në tabelë. Nuk e di nëse kjo është arsyeja pse nuk fituam. Ky episod e ka dëmtuar ndeshjen. Mund të kishim luajtur më mirë, por në këtë fazë të sezonit është e vështirë të kemi një nivel shumë të lartë loje. Me shumë me përpjekje, loja ishte në rrugën e duhur”, u shpreh trajneri italian.

Tani, Real Madridi ka vetëm një pikë më shumë se Barcelona në elitën e futbollit spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...