Analizë: Çështja e diskrecionit të Presidentit dhe mandatari i dytë i qeverisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

analiz-euml-ccedil-euml-shtja-e-diskrecionit-t-euml-presidentit-dhe-mandatari-i-dyt-euml-i-qeveris-euml_hdVendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i një rëndësie të veçantë që do të vazhdoj të ketë ndikim përtej rastit aktual ku ‘blloku opozitar’ po bën çmos të pamundësoj formimin e qeverisë prej anës së partisë fituese të zgjedhjeve, PDK-së.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij vendimi ndërlidhet me nominimin e kandidatit për Kryeministër në herën e dytë, ku thuhet se është në diskrecion të Presidentit të caktoj mandatarin.

Çfarë nënkupton diskrecioni në kontekst të vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Sipas ekspertëve ligjor, ky diskrecion i Presidentit është i kufizuar nga tre baza

1) Sistemi politik i parashikuar në Kushtetutën e Kosovës;

2) Vendimi dhe sqarimet e fundit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe

3) Standardi ligjor i kufizimit te ushtrimit te diskrecionit.

Sistemi politik i parashikuar në Kushtetutën e Kosovës

Përderisa Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit është kufizuar vetëm në interpretimin e neneve (84) dhe (95) në lidhje me përcaktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, dhe ka përcaktuar se Presidenti ka diskrecion për nominimin e mandatarit të Qeverise në herën e dytë, në ushtrimin e këtij diskrecioni Presidentja është e kufizuar nga sistemi i tërësishëm politik i parashikuar në Kushtetute.

Përkitazi me këtë është me rendësi të theksohet se caktimi i mandatarit herën e dytë, bëhet duke pas parasysh frymën kushtetuese si të tërë, duke interpretuar Kushtetutën në mënyrë sistematike.

Pika e pare e analizës ne këtë aspekt është neni 2 i Kushtetutës, i cili parashikon se sovraniteti i takon popullit, dhe ushtrohet përmes përfaqësuesve të tij.

Duke u nisur nga kjo bazë, dhe sistemi aktual në të cilin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit bëjnë zgjedhjen e Qeverisë, rrjedh obligimi Kushtetues i Presidentit të vendit si përfaqësues i unitetit të popullit, që të kujdeset për legjitimitetin e mandatarit për krijimin e Qeverise dhe respektimin e Partisë fituese.

Tejet e rëndësishme është edhe çështja e z. Ramush Haradinaj, i propozuar nga ana e ‘bllokut opozitar’ si kandidat për Kryeministër.

Me vetëm 8% te votës popullore, ai paraqet mungesë të legjitimitetit të ushtrimit të sovranitetit popullor, dhe kjo si arsye e vetme është e mjaftueshme që kandidati edhe për herën e dytë të dominohet nga ana e partisë fituese, në këtë rast PDK.

Për me tepër, sistemi kushtetues e juridik i Kosovës nuk është sistem mazhoritar, dhe implikimi i këtij argumenti i analizuar në lidhje me sovranitetin dhe përfaqësimin, e bën të domosdoshëm respektimin e fituesit të zgjedhjeve, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme kalimin e mandatarit tek partitë jo-fituese.

Vendimi dhe sqarimet e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit vendos kufizime tejet të rëndësishme Presidentit të vendit për caktimin e mandatarit për herën e dytë, më konkretisht në paragrafin 94 te vendimit GjK që parasheh: “Presidenti përfaqëson shtetin dhe unitetin e popullit, është përgjegjësi e Presidentit të ruaj stabilitetin e vendit dhe gjej kritere mbizotëruese për formimin e Qeverise se re, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet”.

Ky sqarim i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë shumë të qartë i vendos kufizime Presidentit, duke i kërkuar që:

a) Si përfaqësues i shtetit dhe unitetit të popullit të ketë parasysh sigurimin e legjitimitetit të Kryeministrit dhe Qeverisë, në këtë aspekt paragrafi 49 i vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi demokracinë si “vox populos”, apo zëri i popullit është qenësore;

b) Të shmangen zgjedhjet – është obligim i Presidentit te sigurohet se zgjedhjet e reja do shmangen, duke përfshirë dy faza: fazën fillestare të krijimit të Qeverisë, dhe fazën e stabilitetit dhe përfundimit të mandatit Qeverisës. Këtu duhet të kemi parasysh argumentet politike dhe deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje! mbi shantazhin ndaj Qeverisë së re, dhe mbështetjes për vetëm dy vite. Po ashtu e rëndësishme në këtë kontekst do të jetë edhe paqëndrueshmëria e një koalicioni kaq të gjerë me ideologji dhe programe skajshmërisht të ndryshëm;

c) Kritere tjera mbizotëruese të identifikuara nga Presidenti – këtu përfshihen argumente mbi sistemin e tërësishëm kushtetueses, dhe sistemit proporcional të cilin e kemi në Kosovë. Presidenti në caktimin e kritereve mbizotëruese për nominimin e kandidatit në herën e dytë, do të ketë parasysh pikërisht pikën (a) dhe pikën (b)

E fundit dhe shume e rëndësishme në kuadër të këtij argumenti është se nga PDK nuk mund të kërkohet “të sigurojë Presidentin se do ta formoj Qeverinë”. Gjykata Kushtetuese vetëm parashikon “teorinë e gjasës më të lartë” për krijimin e Qeverisë, dhe jo garanci se do ta krijoj.

Standardi ligjor i kufizimit diskrecionit

Praktika juridike gjithashtu parasheh që ekziston një standard i përgjithshëm i kufizimit të ushtrimit të diskrecionit.

Testi para Presidentit gjate ushtrimit të diskrecionit përfshinë këto kritere

Fryma e përgjithshme të legjislacionit, Kushtetutës dhe sistemit politik;

Fryma e demokracisë dhe respektimi i fituesit të zgjedhjeve; dhe

Qëllimi dhe sistemi zgjedhor i Kosovës

Në SHBA, në vendimin e Gjykatës Supreme të Amerikës (Osborn V. Bank of the United States, 22 U. S. 738 (1824), thuhet se ushtrimi i diskrecionit bëhet në kursin e përcaktuar nga ligji, përkatësisht Kushtetuta.

Përveç betejës së hapur për pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ‘blloku opozitar’ në kuadër të argumenteve të sipërpërmendura e ka të pamundur që të llogaris se në herën e dytë do të propozoj kandidatin e vetë për Kryeministër.

Duke e pas këtë parasysh, marrëveshja e bllokut për ndarjen e pushtetit midis tyre, nuk është asgjë më shumë se një marrëveshje për të dërguar vendin në zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme që vështirë se do të jenë të lira dhe të ndershme.

SHIKO MË SHUMË

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...