Analistët: Zgjedhjet janë të pashmangshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kundërshtitë brenda koalicionit qeverisës për demarkacionin me Malin e Zi dhe së fundi edhe për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e bëjnë të paqëndrueshme vazhdimësinë e qeverisë. Presioni në koalicionin qeverisës rritet kur kihet parasysh edhe kërkesa e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se në këtë situatë, zgjedhjet janë të pashmangshme.
Gjykata Speciale bashkë me çështjen e demarkacionit, sipas njohësve të rrethanave politike, janë dy çështje të cilat mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa u bërë një vit i plotë nga zgjedhjet e përgjithshme.

Nëse Gjykata Speciale do të merret me ndonjërin prej liderëve politikë, sipas analistit Imer Mushkolaj, tronditja në skenën politike do të jetë e pashmangshme, e rrjedhimisht edhe zgjedhjet e parakohshme.
“Tashmë po flasim vetëm në nivelin e spekulimeve sepse ende nuk dihet se kush mund të jetë objekt i procedimit në gjykatë, por po ashtu nuk duhet hedhur poshtë mundësinë që të shkohet në zgjedhje, varësisht edhe prej mënyrës se si do të funksionojnë aktuakuzat e para të Gjykatës Speciale”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Pas deklarimit të kreut të PDK-së Kadri Veseli, doli që brenda koalicionit qeverisës ka qëndrime të ndryshme sa i përket shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Veseli tha se Kosova nuk ka fuqi ta shfuqizojë atë gjykatë. Ndërsa për demarkacionin, PDK e AAK kanë qëndrime të kundërta prej nënshkrimit të marrëveshjes në Vjenë. Kjo sipas profesorit Mazllum Baraliu, e bën të paqëndrueshme qeverinë aktuale.

“Në këto diversitete të ashpra brenda vetë anëtarëve të koalicionit mund të pritet të shkohet në zgjedhje dhe të prishet ky koalicion që nuk ka qenë që nga fillimi as ideologjikisht apo për qëllime strategjike bashkë, as nuk ka qenë aq i natyrshëm, por ashtu ka qenë i planifikuar”, tha Baraliu për Radio Kosovën.

Në anën tjetër, një presion për koalicionin qeverisës vjen edhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Sekretari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku thotë se nëse Kuvendi e dëgjon bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale, bën shkelje kushtetuese.

“Ata që bëjnë shkelje të kushtetuese, është më mirë që ta shpërndajnë Kuvendin dhe të shkohet në zgjedhje”, ka thënë ai.

Kuvendi do të nisë sesionin pranveror të hënën më 15 janar dhe ndër çështjet e para do ta ketë për trajtim marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, çështje kjo që fillimisht do të trajtohet në Komisionin për punë të jashtme. Legjislativin në fillim të sesionit e pret edhe kërkesa e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila dështoi të mbahej në dhjetor.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...