Analistët preferojnë zgjedhjet e reja

PUBLIKUAR

timthumb

Nëse dy taborët politike vazhdojnë të këmbëngulin në zgjedhjen e institucioneve, pa lëshuar pe, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme mbeten alternative e fundit dhe më e pranueshme për të dalë nga kriza politike. Kështu konsiderojnë analistët politikë në Kosovë, të cilët thonë se inatet e dy palëve e çojnë vendin në zgjedhje.

Fisnik Korenica, nga grupi për studime juridike dhe politike ka thënë për “Zëri”, se as PDK e as Blloku LAN nuk do të duhet të lejojnë që çështja të shkoj edhe një herë në Gjykatën Kushtetuese.

“Me vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese, ka ndryshuar tash sa i takon asaj se si duhet të shkoj procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Të paktën në seancën konstituive duhet të ketë një propozim nga ana e PDK-së, i cili pastaj do të duhej të votohej me qëllim që të përmbyllet kapitulli i konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pa u bërë kjo gjë natyrisht se nuk mund të kalohet në fazën e konstituimit të Qeverisë”, deklaroi ai.

Sa i përket seancës konstituive, sipas Korenicës, Blloku duhet të ketë shumë kujdes që mos ndërmarrë veprime të cilat në fakt do e motivonin PDK-në që nga e para ta dërgoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe që të bllokohej sërish procesi i konstituimit.

“Kështu që mendoj që strategjikisht Blloku do të duhej ta lejonte PDK-në sa herë që ajo të dojë ta bëj propozimin për kryetar të Kuvendit deri në atë masë sa ta kuptoj që politikisht nuk e ka të mundur të ketë mbështetjen e nevojshme prej 61 deputetëve për ta pasur emrin e saj në krye të Kuvendit. Dhe pasi që të përmbyllej procesi i seancës konstituive Blloku LAN do të mund ta rithemelonte në seancë pune grupin e saj parlamentar dhe pasi zgjedhjes së Qeverisë ti kthehet shkarkimit kryetarit të zgjedhur në seancën kontiuive dhe ti rikthehet zgjedhjes së kryetarit të ri”, ka deklaruar Korenica për “Zëri”

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...