Konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, kanë qenë të ftuar në “Shiko Kush Luan” te Luana Vjollca. Përveç konkurrentëve, pjesë e emisionit kanë qenë edhe Bora Zemani, Olsa Muhameti dhe Arjan Konomi, shkruan Express.
Emisioni do të shfaqet sonte, derisa autorja e emisionit ka publikuar një klip të shkurtër nga ajo se çfarë ka ndodhur gjatë emisionit.
Në këtë video shihet Ana duke ia hequr këmishën kosovarit Atdhe Xheravinës, me të cilin ka realizuar dy takime deri tash.
Me të njëjtin ajo ka bërë edhe një kërcim gjatë emisionit.
Ndërkohë, është krijuar edhe çifti i parë i “Për’puthen”. /Gazeta Express


