Amerikanët s’votuan vetëm për president, votuan edhe për drogat, pornografinë, pagën minimale dhe dënimin me vdekje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Kur Amerika doli në votim dje, më 8 nëntor, votuesit u përballen me një proces shumë më të gjatë se thjesht votimi për njërin nga kandidatët për president.

Ata votuan për një seri çështjes, jo vetëm që ta zgjidhnin Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Express.

Marijuana tani do të jetë e ligjshme në disa shtete

Votuesit në Califronia, Massachusette dhe Nevada kanë votuar pro legalizimit të kultivimit dhe përdorimit të marijuanes për këdo mbi moshën 21-vjeçare.

Ndërkohë, North Dakota dhe Arkansas e kanë aprovuar përdorimin e marijuanes për qëllime mjekësore.

Dënimi me vdekje nuk hiqet

Në vitin 2015, ligjvënësit në Nebraska votuan për ta hequr qafe dënimin me vdekje.

Por tani, votuesit kanë zgjedhur që ta përmbysin atë vendim.

Oklahoma, e cila e suspendoi ndëshkimin kapital në vitin 2014 pas një ekzekutimi të dështuar, tani ka votuar për mbrojtje kushtetuese për dënimin me vdekje.

Kjo do të thotë se nuk mund të cilësohet si ndëshkim mizor dhe i pazakontë nga gjykatat shtetërore.

 Punëtorët që paguhen pak mund të jenë të parët që përfitojnë

Trumpi i motivoi klasat punëtore në Amerikë që të votojnë dhe për punëtorët që paguhen më së paku në shoqërinë amerikane, gjerat mund të duken shumë më mirë.

Votuesit në Arizona, Colorado dhe Maine, të gjithë votuan për rritje në pagën minimale në 12 dollarë në orë nga viti 2020 dhe 13.50 dollarë në dorë në Washington.

Në pornografinë amerikane nuk do të shihni më kondomë

Shumë pornografi filmohet në Luginën San Fernando në Kaliforni. Por, votuesit e refuzuan një propozim, i quajtur “Propozimi i 60”, i cili do të mund t’i detyronte të gjithë aktorët të përdornin kondomë në filma porno.

Kritikët e propozimit kanë qenë të brengosur se nëse kjo masë do të aprovohej, atëherë industria e pornografisë do të zhvendosej në një shtet tjetër.

Vrasja e asistuar tani është e ligjshme në gjashtë shtete amerikane

Votuesit në Colorado e kanë mbështetur planin për t’i lejuar njerëzit që t’i japin fund jetës së vetë, nëse aprovohet nga dy doktorë të ndryshëm.

Los Angeles do t’i luftojë të pastrehët

Votuesit në Los Angeles e kanë aprovuar një masë për të shpenzuar 1.2 miliardë për ndërtimin e 10.000 njësi strehimi për të pastrehët në qytet dhe për t’i ndihmuar njerëzit që rrezikojnë t’i humbasin shtëpitë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...