AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja

PUBLIKUAR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar mbi situatën aktuale të vërshimeve në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit situata paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna si pasojë e reshjeve të shtuara, ndërsa në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas agjencisë, ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.

Veprimet në terren

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencisë, strukturat komunale, janë të angazhuara në:

Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në

-intervenime për pompim të ujit,

-sigurim të objekteve të rrezikuara,

-monitorim të pikave kritike.

Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Siguria e qytetarëve

Nuk raportohet për humbje jete. Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë në proces vlerësimi nga autoritetet lokale.

Apel për qytetarët

AME u bën thirrje qytetarëve që:

-të shmangin zonat e rrezikuara,

-të ndjekin njoftimet zyrtare,

-çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...