Ambasarodja gjermane viziton gjimnazin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets e shoqëruar nga shefi i protokolit të ambasadës, Marten Menger, të hënën kanë vizituar gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, ku janë takuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Sadik Tahiraj dhe drejtorin e shkollës, Valdet Istogu, ku kanë biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shkollave, asaj gjermane dhe gjimnazin e Drenasit.

Fillimisht drejtori i shkollës, Valdet Nika ka njoftuar të pranishmit së në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, që 14 vite zhvillohet mësimi edhe në gjuhën gjermane, ndërsa që nga ky vit shkollor, gjuha gjermane është lënda e dytë që zhvillohët mësimi me gjithsejt 10 klasë. Istogu ka kërkuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë, që të ndihmoj me literatur të mësimit në gjuhën gjermane për nxënësit e kësaj shkolle. Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se ndihet mirë që në Kosovë ka një binajkëzim men shkollën gjermane. “Ndihem jashtëzakonisht mirë që funksionon binjakëzimi i shkollës së Drenasit me gjimnazin e Egenit ne Baden të Gjermanisë, dhe më sa kam informata ky është bashkëpunimi i parë që realizohet në Kosovë dhe ne do të përkrahim këtë iniciativë me fushat të cilat na takojnë si ambasad”, ka thënë ambasadorja Viets. Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, ka falenderuar ambasadorën gjermane për vizitën që i ka bërë gjimnazit të Drenasit dhe ka thënë se drejtoria që ai e udhëheq do të vazhdoj të përkrah projektin e binjakëzimit. “Falë binjakëzimit me gjimnazin e Badenit dhe atë të Komuëns sonë, sot gjuha gjermane është e dyta që ligjerohet në këtë shkollë dhe ka një numër të madh të nxënësve të cilët kanë shpreh dëshirën që të mesojnë këtë gjuhë. Ky bashkëpunim ka ndikuar shumë, ku disa nxënës që kanë vizituar shkollën e Badenit janë ndarë shumë të kënaqur me shkëmbimin e përvojave me bashkëmoshatarët e tyre, e po ashtu edhe disa nxënës që kanë vizituar gjimnazin tonë janë ndarë të kënaqur. Ne shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen që studimet t’i vazhdojnë në universitetet gjermane nxënësit e kësaj shkolle”, ka thënë drejtori Tahiri. Ndërsa koordinatorja e këtij projekti, njëherit profesoresh e kësaj shkolle, Sadete Nika ka falenderuar ambasadoren gjermane e cila i ka mundësuar nxënësve të kësaj shkolle të cilët kanë vizituar shkollën gjermane të Baden-it, që të mos paguajn shpenzimet administrative për viza. Ndryshe, binjakëzimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas me gjimnazin e Egen-it në Baden të Gjermanisë është tash e dy vite dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe ne të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...