Ambasadori i ri amerikan po i përzgjedh pikturat që do t’i varë në shtëpi dhe ambasadë para nisjes në Kosovë

PUBLIKUAR

Gazeta lokale amerikane “The Bellingham Herald” ka shkruar për ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier që ka origjinën nga qyteti Bellingham i shtetit të Washingtonit.

Gazeta shkruan se ambasodori Hovenier po punon me koleksionistë të artit për t’i përzgjedhur pikturat që ai do t’i sjellë në Kosovë.

Hovenier beson se është e rëndësishme që t’i nderojë rrënjët e Washingtonit në detyrat e tij jashtë vendit. Ai po punon me një koleksionues arti për të përzgjedhur veprat e artit që do t’i varë në shtëpinë e tij në Kosovë dhe në ambasadën e ShBA-së ku ai do t’i argëtojë lideërt e huaj. Hovenier është duke e përzgjedhur artin që e pasqyron frymën e Veriperëndimit amerikan të Paqësorit – ai veçanërisht shpreson t’i vë në dukje veprat e artistëve indogjenë”, thuhet në artikullin e Bellingham Herald, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori i ri i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, pritet të arrijë në Prishtinë gjatë muajit janar.

Hovenier është betuar të martën para Nënsekretares amerikane të shtetit për çështje politike Victoria Nuland si ambasador i ri në Kosovë.

Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndëjë, ambasadorin e deritanishëm, Philip Kosnett.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...