Ambasadori Hovenier flet rreth kërkesës së Kosovës për masa ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit

PUBLIKUAR

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë Jeff Hovenier, në një intervistë për Bloomberg, ka folur rreth kërkesës së Kosovës për sanksionimin e Serbisë për sulmin në Banjskë, që u krye më 24 shtator. Diplomati amerikan ka theksuar se  SHBA është në dijeni për këtë kërkesë. Sipas tij,  analistët dhe ekspertët janë duke i nxjerr përfundimet, por ai thotë se SHBA ka standarde të ndryshme nga Qeveria e Kosovës kur është fjala për përcaktimin se kush është përgjegjës.

“Sa i përket pasojave për Serbinë, mund të them vetëm këtë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kërkesat e Republikës së Kosovës. Siç e thamë, këto janë çështje serioze, dhe çështja se çfarë ndodhi më 24 shtator, analistët tanë dhe ekspertët tanë po nxjerrin përfundimet e tyre, por ne ndoshta kemi standarde pak më të ndryshme nga ato që ka qeveria e Kosovës për marrjen e vendimeve përfundimtare për atribuimin ose përgjegjësinë. Ne po e marrim këtë shumë seriozisht dhe besoj se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë pikëpamjen e tyre se ata që janë përgjegjës për këtë kërcënim ndaj sigurisë në rajon, ndaj sovranitetit të Kosovës, kërcënimit ndaj banorëve të rajonit, kërcënimit ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në rajon, ata që janë përgjegjës për këtë do të duhet të japin llogari”, ka theksuar diplomati amerikan.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...