Ambasadori gjerman pozitiv se 13 tetori hap rrugën për liberalizim vizash

PUBLIKUAR

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ka analizuar pritshmëritë e kryeministrit Kurti në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës presin përparim për një sërë çështjesh.

“Nuk më takon mua të artikuloj pritje nga shefat e qeverive të shteteve sovrane. Si mik i vërtetë i Kosovës unë shpresoj për të dyja palët që të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të tregojnë fleksibilitetin e kërkuar në pozitat e tyre. Qytetarët e Kosovës presin përparim konkret për një sërë çështjesh” u shpreh Rohde në një prononcim për kosovalive.net.

Ndërkaq, ditët në vazhdim pritet vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, çështje për të cilën, ambasadori gjerman është shprehur optimist se do ketë një vendim pozitiv.

“Jam shumë optimist se do të ketë një vendim pozitiv për këtë në Bruksel, shumë shpejtë. Presidenca Çeke e Këshillit e ka vendosur këtë çështje në agjendë për një takim teknik që mbahet më 13 tetor dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli i Ministrave nga fundi i këtij viti. Zbatimi i atij vendimi mandej do të mund të përmbyllej në pranverë të vitit 2023” përfundoi Joern Rohde.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...