Ambasadori francez për shpërthimet në veri: Shumë shqetësuese, dialogu rruga e vetme para

PUBLIKUAR

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, pas ngjarjeve të fundit në veri, ka thënë se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese.

Në një postim në Twitter, Guerot ka theksuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme para.

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, ka shkruar ambasadori francez.

Shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën në komunat veriore të Kosovës, ku do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave.

Incidentet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.

Në njoftimin e policisë u tha se dyshohet për shkrepje armësh e shpërthimesh dhe gjithashtu u bë e ditur se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor

Ndaj ngjarjeve kanë reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai gjerman Jorn Rohde. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...