Ambasadori amerikan përshëndet rikthimin e Listës Srpska në Kuvend

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan Greg Delawie, nëpërmes rrjetit social “Twitter”, ka përshëndetur rikthimin e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës.

“Jam i lumtur të shoh rikthimin e Listës Srpska në ulëset e tyre në Kuvend,” ka shkruar ambasadori Delawie.

Lista Srpska u kthyen sot në Kuvend, në një mbledhje të kryesisë,  pas gati gjashtë muajsh pezullimi të detyrës.

Kreu i kësaj liste, Sllavko Simiq, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se rikthimi i tyre u bë me qëllim të votimit të Demarkacionit me Malin e Zi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...