Ambasadori amerikan beson se marrëveshja finale arrihet brenda këtij mandati të Kurtit dhe Vuçiqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke.

Ambasadori Hovenier në një intervistë për mediumin serb Kossev potencoi se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe do të punojë me partnerët e tij për ta përmirësuar atë.

Edhe pse thotë se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Havenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandatit aktual të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, transmeton Reporteri.net.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative dhe me një urgjencë të caktuar për ta arritur këtë”, përfundoi ambasadori.

Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Martti Ahtisaarit.

Ai komentoi sulmet e fundit në drejtim të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se PK-ja e kishte siguruar atë se po e “trajton këtë çështje shumë seriozisht”.

Hovenier gjatë kësaj jave vizitoi për herë të parë Mitrovicën e Veriut që nga emërimi si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...