Ambasadorët partiakë

PUBLIKUAR

Presidentja Atifete Jahjaga pak ditë para përfundimit të mandatit i ka dekretuar nëntë ambasadorë dhe një konsull të përgjithshëm, pesë prej të cilëve janë ish-anëtarë të partive politike në vend.

Subjektet opozitare dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë se partnerët e koalicionit qeverisës po e shfrytëzojnë shërbimin e jashtëm për të akomoduar personat e afërt me këto parti.

Sipas tyre, dërgimi i njerëzve partiakë nëpër misione diplomatike po e dëmton diplomacinë kosovare, shkruan “Zëri”.

Ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, është emëruar ambasador në Tiranë, ku deri më tani ishte i ngarkuar me punë.

Ish-deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, është emëruar konsulle e përgjithshme në New York, ndërsa ish-deputetja e LDK-së, Nazane Breca, është emëruar ambasadore në Zvicër.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga AKR-ja, Bernard Nikaj, është dekretuar për ambasador në Belgjikë. Ndërkohë ish-anëtari i FER-it, Qëndrim Gashi, është emëruar ambasador në Francë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë për “Zërin” se këto emërime janë konform ligjit, pasi, sipas tij, 50% e ambasadorëve janë të karrierës, ndërsa 50% janë politikë.

“Emërimet janë në kuadër të ligjit, pra nuk është kaluar 50%-shi i ambasadorëve politikë”, është përgjigjur Selimi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...

​28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha, i njohur me nofkën “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët më të shquar...

Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke...