Ambasada e SHBA-së reagon pas krijimit të Qeverisë së re, përmendin paqen, stabilitetin e zhvillimin ekonomik

PUBLIKUAR

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se mirëpret krijimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re.

Nga Ambasada e SHBA-së kanë thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e re për të shtyrë përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe një të ardhme ekonomike më të mirë.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...