Ambasada e Amerikës në Kosovë bën thirrje për vaksinim në ditën e Shën Valentinit

PUBLIKUAR

Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se sot për Shën Valentin, qytetarët duhet t’u tregojnë familjeve të tyre se janë të kujdesshëm, e t’i drejtohen ekipeve mobile në sheshin Zahir Pajaziti për vaksinim.

“Javën e kaluar ShBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar kjo ambasadë në Tëitter.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...