Ambasada britaneze në Shkup: Kryetari Ivanov të sqarojë vendimin e tij

PUBLIKUAR

Ambasada britaneze në Shkup ka kërkuar sqarime rreth vendimit të kryetarit Ivanov për të ndërprerë procedura gjyqësore ndaj politikanëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ambasada thonë se vendimi duhet të sqarohet, pasi që nëse ky vendim vlen edhe për hetimet për dyshimet të cilat dalin nga përgjimet, atëherë kjo do të ishte mjaft shqetësuese.

Sipas tyre, hetimet ndaj dyshimeve që dalin nga këto përgjime janë element mjaft i rëndësishëm i marrëveshjes së Përzhinos dhe janë kyç për çdo vendim të qëndrueshëm në krizën e tanishme politike./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...