Ambasada amerikane reagon pas djegies së shtëpisë së një serbi ne Cërnicë të Gjilanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas lajmit për djegien e shtëpisë së një shtetasi serb në Cernicë të Gjilanit.

Ambasada e SHBA’së përmes një reagimi në Twitter ka thënë se dhuna që shënjestron komunitetet në Kosovë duhet të jetë e papranueshme, raporton Gazeta Express.

“Dhuna që ka në shënjestër komunitete të pakicave, përfshirë dyshimet e fundit për zjarrvënie të qëllimshme që i kanë prekur shtëpitë e serbëve të Kosovës, duhet të jetë e papranueshme për të gjithë qytetarët që besojnë në paqe dhe drejtësi. Incidente të këtilla duhet të hetohen plotësisht dhe të ketë ndjekje penale për to”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

U.S. Embassy Pristina

@USEmbPristina

Violence targeting minority communities, including recent alleged arson affecting houses owned by Kosovo Serbs, should be unacceptable to all citizens who believe in peace and justice. Such incidents should be fully investigated and prosecuted.

See U.S. Embassy Pristina’s other Tweets

Sot, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e  djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkoviq, në fshatin Cernicë të kësaj komune.

Në reagimin e Hazirit, thuhet se mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës janë njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komunale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

““Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private. Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë. Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim”, thuhet në reagimin e kryetarit të Gjilanit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...