Ambasada Amerikane ndihmon bibliotekën e qytetit të Lipjanit me 5 kompjuter

PUBLIKUAR

Ambasada Amerikane, dhuroi 5 kompjuterë për bibliotekën komunale në Lipjan. “Ne shpresojmë se ky donacion do të përmirësojë shërbimet për përdoruesit si dhe të kontribuojë në rolin e bibliotekës së qytetit të Lipjanit”, është shprehur, Xhefri Jamison, Zyrtar i
Çështjeve Publike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ndërsa, nënkryetari i komunës së Lipjanit z. Sefer Tasholli, me këtë rast, ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, për ndihmën që i është bëre bibliotekës së qytetit duke thënë se “ kjo ndihmë do të shërbej që zyrtarët e këtushëm ti kryejnë shërbimet në mënyrë më lehtë dhe më të shpejtë me qëllim të funksionalizimit sa më mirë të kësaj biblioteke”, ka thënë Tasholli.
Biblioteka e Lipjanit gjithashtu mori rreth 500 filma në DVD, mirësjellje e Policisë Civile Ndërkombëtare në Kosovë. Ky donacion është pjesë e një programi të vazhdueshëm të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Kjo ndihmë nuk është hera e parë që i bëhet bibliotekës nga ambasada amerikane, është hera e dytë ku herën e parë është ndihmuar me libra 1442 ekzemplar te zhanreve të ndryshme si: kaseta, traka revista të gjitha në gjuhën angleze.
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, vizituan edhe objektin në ndërtim të bibliotekës dhe arkivit të qytetit. Gjatë vizitës u diskutua nevoja për bashkëfinancim të blerjes së inventarit për bibliotekë dhe arkiv si dhe digjitalizimi i bibliotekës.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...