Ambasada amerikane: Kontrolli i vizave s’ndalet, kush nuk zbaton ligjet dhe rregullat i revokohet viza

PUBLIKUAR

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se kontrolli i vizave nuk ndalet as pas lëshimit të tyre.

Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se SHBA-ja i kontrollon vazhdimisht mbajtësit e vizave dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së.

“Kontrolli i vizave në SHBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA – dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, theksohet në njoftimin e kësaj ambasade, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...