Alves: Në PSG nuk e kuptojnë Neymarin, si Messin në Barcelonë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i PSG-së beson që shoku i tij i skuadrës ka të gjitha kualitetet e nevojshme që të sjellë sukses për ekipet që ai luan nëse i jepet besimi i duhur.

Dani Alves beson që kualitetet e Neymar nuk kuptohen plotësisht, duke sugjeruar se bashkëkombësi i tij duhet të shikohet në të njëjtin nivel me Lionel Messin, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Neymar ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në ligën franceze me PSG-në, por gjërat nuk kanë shkuar siç ai do kishte dashur në garat europiane apo në arenën ndërkombëtare me kombëtaren e Brazilit.

Ylli ishte mbajtur i heshtur në ndeshjen e parë të fazës së parë pas grupeve nga Real Madridit në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve. Ai mungoi në ndeshjen e dytë, gjithashtu ai mungoi në të dyja ndeshjet ndaj Manchester United këtë edicion, për shkak të lëndimit.

Ndërkohë në Kupën e Botës së vitit 2018, reagimet e Neymarit pasi faulohej morën më shumë vëmendje se sa aftësitë e tija në fushë, derisa Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinale.

Si rezultat, Neymar ka qenë në qendër të kritikave.

Po flitet për një kalim të brazilianit gjatë verës te Real Madridi. Gjithsesi shoku i tij i skuadrës te Brazili dhe PSG-ja beson që Neymar keqkuptohet.

”Këtu të gjithë nuk e kuptojnë Neymarin. Kur ai e ka topin në këmbë, ai të lë pa fjalë”, thotë Alves.

“Ai duhet të shihet sikur Messi. Rreth Messit, ka lojtarë të tjerë që luajnë për të. Këtu nuk e kuptojnë se Neymarit i duhet tërë kohën që të jetë në posedim të topit në mënyrë që të ua japë atë që ju dëshironi. Unë për vete ja pasoj topin atij, dhe pastaj ai bën çfarë do që dëshiron”, shton Alves.

Pastaj Alves vazhdon të bëjë krahasime mes Neymarit dhe Messit.

“Nëse Messi humb topin, të gjithë vrapojmë të e kthejmë atë dhe të ia dorëzojmë përsëri atij”.

Ndryshe Neymar ka qenë i lënduar që nga janari për shkak të thyerjes në ashtin e këmbës.

Ylli i cili ka 13 gola dhe 6 asiste në vetëm 13 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, është kthyer në stërvitje teksa kërkon të kthehet në formë optimale për fundin e edicionit me PSG-në në Ligue 1 dhe për Copa America me Brazilin në verë.

Ai pritet të fitojë trofe të tjerë, pasi që PSG-ja thuajse e ka siguruar titullin për këtë sezon në Francë. Por dominimi në një ligë të dobët për nga kualiteti nuk është që po çmohet nga adhuruesit e futbollit. Andaj, pikërisht për këtë, Neymar po e shikon seriozisht mundësinë për t’u kthyer edhe njëherë në Spanjë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...