Alves: Messi ishte i pasjellshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Dani Alves e ka kritikuar shokun dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messin, pasi ylli i Argjentinës pretendoi se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Brazilit në gjysmëfinale.

Lionel Messi e goditi CONMEBOL-in ekuivalente me UEFA-n, shtëpia e futbollit në Amerikën e Jugut), dhe të gjithë Kupën e Amerikës pas disfatës në gjysmëfinale dhe pastaj sërish pasi Argjentina e zuri vendin e tretë të garës në ndeshjen kundër Kilit, në të cilën ylli i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Messi sugjeroi se gjyqtarët e kishin favorizuar skuadrën e Brazilit, që ishte edhe nikoqire e turneut, gjatë gjithë turneut.

Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht kritik ndaj gjyqtarit Roddy Zambranos dhe VAR-it pas gjysmëfinales kundër Brazilit, duke i kritikuar ata për vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros.

Ai ishte sërish kritik pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, pasi që Messi u ndëshkua për një konfrontim me mesfushorin e Kilit, Gary Medel, në të cilin argjentinasi nuk ishte fajtor.

Pretendimet e Messit u kritikuan ashpër nga CONMEBOL-i, që i konsideroi deklaratat e Messit të papranueshme pasi që sulmuesi foli për korrupsion dhe mungesë respekti dhe nuk pranoi ta marrë medaljen e bronztë të turneut për shkak të këtyre incidenteve.

Komentet e Messit e morën vëmendjen edhe të trajnerit të Brazilit, Tites, i cili tha se një yll i nivelit të Messit duhet të tregojë më shumë respekt. Alves u pajtua me deklaratën e trajnerit të tij.

“Shoku nuk ka gjithmonë të drejtë vetëm pse është shok i yti. Mund të thuash gjëra të tilla në zemërimin e ndeshjes, por unë prapëseprapë nuk pajtohem”, tha Alves në një intervistë për “Bem Amigos”: të SporTV.

“Së pari, ai është duke shfaqur mungesë respekti për një institucion si Kombëtarja e Brazilit. Së dy, ai po tregohet i pasjellshëm me shumë profesionistë që lënë anash shumë gjëra për të qenë aty për të luftuar për një ëndërr.

“Jam një shok që e thotë gjithmonë të vërtetën kur ka nevojë dhe unë mendoj se ai e kishte gabim për ato gjëra që i tha”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...