Alves: “Kam luftuar pesë vite si i çmendur për këtë moment”

PUBLIKUAR

Është tashmë zyrtare, Dani Alves është rikthyer në Barcelonë.

38-vjeçari u rikthye me insistimin e Xavi Hernandez, që është ulur në stolin e Barçës pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Barcelona ka rënë shumë viteve të fundit dhe Xavi ndjente se këta të rinj të talentuar, kanë nevojë t’i kenë afër disa legjenda për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të bëjnë që dhoma e zhveshjes të jetë në zjarr dhe kush më mirë se Alves e bën këtë gjë, legjendë e Barçës dhe futbollit në përgjithësi.

Përmes një postimi në Instagram, Alves tregoi se sa i lumtur është që u rikthye në shtëpi.

Pothuajse 5 vite duke luftuar si i çmendur për të arritur këtë moment. Nuk e dija që do të zgjaste kaq shumë, nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë, por zemra dhe shpirti ma thoshte se kjo ditë do të vinte”, shkroi Alves.

“Kthehem në shtëpi nga ku kurrë nuk jam largu dhe siç thash para se të largohesha; UNË JAM NJË NGA JU, NUK E DI SA DO TË ZGJASË KJO ËNDËRR, POR SHPRESOJMË TË JETË E PËRJETËSHME!!

Shihemi së shpejti me të njëjtin entuziazëm si herën e parë dhe me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar në rindërtimin e KLUBIT MË TË MIRË NË BOTË!! /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...