Alves e fton Dybalan te PSG-ja

PUBLIKUAR

Alves mendon se Dybala duhet të largohet nga Juventusi dhe e ka ftuar atë në Francë te PSG-ja.

Dani Alves është duke lobuar për ta sjell sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala te Paris Saint Germaini sezonin e ardhshëm, raporton “Tuttosport”, transmeton Gazeta Express.

Vetëm një sezon në Torino, dyshja u bënë shokë shumë të ngushtë te Juventusi dhe Alves dëshiron të ribashkohet me argjentinasin. Ai i ka kërkuar Dybalas që të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

“Dybala duhet të largohet nga Juventusi, nuk e di kur, por nëse do të përmirësohet. Ai do të marrë rezultate më të mira (do të bëhet më i mirë), por duhet ta sfidojë vetën që të bëhet më i fortë”, kishte thënë Alves kohë më parë.

Tani “Tuttosport” tregon se Dani Alves ka nisur të lobojë për transferimin e argjentinasit, i cili do t’i bashkohej treshes së frikshme, Neymar, Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...