Alves: Duam të shkruajmë histori

PUBLIKUAR

Dani Alves ka thënë se Juve duhet t’i shfrytëzojë shanset ndaj Real Madridit, për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Të shtunën nga ora 20:45, Real Madridi dhe Juventusi do të luftojnë për kurorën e më të mirit në Evropë.

“Zonja e Vjetër” nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 1996, derisa Reali është kampion në fuqi dhe dëshiron të shkruajë historinë duke fituar dy herë me radhë këtë trofe.

Para kësaj ndeshje, në konferencën për media ka folur mbrojtësi brazilian, Dani Alves, i cili shpreson që skuadra të bëjë sa më pak gabime, duke i konvertuar në gol rastet që do t’i jepen.

“Të luaj në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve, me të vërtet është diçka speciale”, tha fillimisht Alves.

“Do të mundohemi që t’i shfrytëzojmë rastet tona në finale të Championsit për ta bërë një natë sa më magjike”, shtoi ai. /Express/

“Duam të shkruajmë histori dhe të gjithë duam të bëjmë ëndrrën realitet duke kompletuar tripletën”, shtoi më tej Alves. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...