Mbrojtësi i majtë spanjoll dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe e preferon rikthimin në atdhe, ku e pret Atletico Madridi
Marcos Alonso dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
“Metro Sport” shkruan se mbrojtësi i majtë spanjoll dëshiron të transferohet në Atletico Madrid.
Trajneri i “Blues”, Maurizio Sarri ka preferuar ta nisë lojën me mbrojtësin tjetër të majtë, Emerson Palmeri në finale të Europa Leagues ndaj Arsenalit të mërkurën që shkoi.
Dhe, ky fakt i ka rritur spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga Londra gjatë verës.
Atletico tashmë thuhet se i ka nisur kontaktet me Chelsean për të diskutuar rreth transferimit eventual të Alonsos.
Tash pritet të arrihet marrëveshja e shitblerjes dhe rrogës së futbollistit. /Gazeta Express/


