Almeda dhe Tolgahan në pritje të fëmijës së dytë

PUBLIKUAR

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka konfirmuar modelja përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.

Ajo i ka shpërndarë disa fotografi të çiftit në Instagram, me fokus te barku i 28-vjeçares.

“Foshnja numër 2… duke ardhur… Mezi presim të takohemi”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj.

(Foto: Instagram/almeda92)

‘Miss Shqipëria 2008’ dhe njëherësh aktorja dhe këngëtarja, u martua me yllin turk në vitin 2017, pikërisht në ditëlindjen e saj, më 13 shkurt të atij viti.

Ndërsa në maj të vitit të kaluar, Almeda u bë nënë për herë të parë. Çifti priti në jetë djalin e tyre, Efehan. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/almeda92)

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...