Allegri tregon pse u largua nga fusha pa përfunduar ndeshja Inter-Juventus

PUBLIKUAR

Juventusi ka shënuar fitore në derbin e madh të javës së 27-të në Serie A, duke e mposhtur Interin minimalisht 0:1.

Interi hyri në këtë duel si favorit, shto këtu që ndeshja luhej në stadiumin e tyre, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” arriti të kalonte në epërsi në minutën e 23-të kur Filip Kostic realizoi.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u largua nga ndeshja në minutën e 87-të të ndeshjes, ndërsa e sqaroi edhe arsyen pse.

“Ata nuk kishin më nevojë për mua në atë moment. Po acarohesha, kështu që në vend që të ndëshkohesha ose të përjashtohesha, vendosa se ishte më mirë të largohesha. E lashë në dorën e tyre, lojtarët e dinin se çfarë po bënin”, u shpreh Allegri.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, shtatë pikë më pak se Milan që mban pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Juventusit i janë hequr 15 pikë këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...