ALLEGRI THYEN REKORDIN E CAPELLOS DHE MOURINHOS

PUBLIKUAR

Emërimi i Masimiliano Allegrit në krye të Juventusit ishte pritur me skepticizëm nga njohësit e futbollit italian. Por, tekniku italian pjesën e parë të garave të këtij sezoni në Seria A, e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme.

Juve ndodhet në krye të tabelës më 46 pikë të tubuara, shifër me të cilën lë prapa Romën me pesë pikë.

E përditshmja “La Stampa”, shkruan se tashmë të gjithë skeptikët mbi kontraktimin e Alegrit nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet t’i kërkojnë falje Allegrit, i cili, në vitin e tij të parë te Juventusi ka ditur të fitojë kurorën e kampiones së dimrit, duke djegur edhe shumë emra të mëdhenj të së kaluarës torineze, transmeton SS.

Me 46 pikët e sivjetshme, Allegri ka përmirësuar veten, në lidhje me vitin e tij të parë te Milani (4 vite më parë), 40 pikë, i cili ishte edhe rekordi personal i 47-vjeçarit.

Më rezultatet e arritura në pjesën e parë të garave, ish trajneri i Milanit ka lënë prapa edhe Fabio Capellon në vitin e tij të parë te Juventusi, i cili u shpall kampion dimri me 44 pikë dhe Antonio Konten, që grumbulloi 41 pikë.

Strategu italian ka djegur edhe rekordmenin Jose Mourinhos, i cili në sezonin 2009-2010, në vitin e famshëm të tripletës, arriti të grumbullonte 45 pikë në krye të Interit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...