Allegri thotë se mungesa e Lukakut do t’i ndihmojë Chelseat

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri beson se Chelsea nuk do t’i japë asnjë pikë referuese Juventusit pa Romelu Lukakun.

Lukaku luajti ndeshjen në Torino, e fituar nga “Zonja e Vjetër” në shtator, por ai pastaj pësoi një lëndim që e la jashtë fushave për më shumë se një muaj. Ai mund ta bëjë rikthimin ndaj gjigantëve të Serie A nesër.

Juventusi e viziton Chelsean në “Stamford Bridge” nesër dhe një fitore do t’ia siguronte biankonerëve vendin e pare në grupin H.

“Nesër do të luajmë për vendin e parë kundër liderëve të Premier League dhe fituesve të Ligës së Kampionëve. Pa Lukakun, ata kanë karakteristika të ndryshme. Ata do të kenë më pak pikë referimi dhe do të bëjnë më shumë kundërsulme. Lukaku është një pikë referimi. Ata fitojnë shpejtësi pa të dhe mbrojnë ndryshe”, tha Allegri në konferencë për media.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...