Allegri tejet i pakënaqur: Nuk jemi mjaft të mirë

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri i ka kritikuar lojtarët e vet, përkundër fitores së Juventusit 3-1 ndaj Cagliarit të shtunën në Torino, duke thënë se mbrojtja nuk ka qenë në nivel.

Edhe pse Paulo Dybala shënoi herët pas vetëm 45 sekondave lojë dhe Juan Cuadrado realizoi pas një kundërsulmi të vonshëm, rezultati 3-1 nuk pasqyroi saktë numrin e problemeve që vizitorët ia shkaktuan skuadrës së Allegrit, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Allegri ishte i zemëruar dhe shpjegoi se nuk është i lumtur me mbrojtjen në veçanti, përkundër se Juventus ka arritur 10 fitore në 11 ndeshjet e para në Serie A.

“Duhet të mbrohemi më mirë, sepse pranojmë shumë gola dhe rrezikuam barazimin në minutën e 85-të”, tha Allegri.

“Të mbrohemi kështu është lodhje dhe duhet të punojmë më fort si grup për t’i parandaluar këto situata. Kjo nuk mjafton. Edhe pas golit të parë ne nuk tentuam të dytin. Nuk mund të hamendësojmë gjithmonë se do t’i shënojmë dy apo tri gola”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...