Allegri takohet me presidentin e Juventusit për ta diskutuar të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Trajneri Massimiliano Allegri ka arritur në kampin stërvitor të Juventusit, për ta mbajtur takimin e shumëpritur dhe të diskutuar me presidentin e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnellin.

Corriere dello Sport raporton se Massimiliano Allegri arriti në kampin e Juventusit, Continassa, në mesditë. Ndërsa, presidenti i klubit, Andrea Agnelli, kishte shkuar atje pesë orë më parë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai fillimisht do të duhet ta mbajë seancën stërvitore me skuadrën e tij për ndeshjen e së dielës kundër Atalantas, në kuadër të Serisë A. Kështu që takimi i tyre mund të mos zhvillohet deri në mbrëmje.

Ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati i këtij takimi, megjithatë gazeta e madhe italiane, Corriere dello Sport, pret që aty të jenë të pranishëm vetëm trajneri dhe presidenti, e jo edhe drejtuesit e tjerë të klubit.

Në këtë takim, dyshja do të diskutojë për të ardhmen e Allegrit në klub, pasi që atij i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij. Së fundi është raportuar se Juventusi e ka përpiluar një listë me trajnerë që mund ta zëvendësojnë Allegrin në pozitën e trajnerit në Torino.

Megjithatë, në këtë takim do të diskutohet edhe për planet për afatin kalimtar të verës, pasi që Juventusi dëshiron ta përforcojë skuadrën edhe më tutje, me qëllimin për të triumfuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes tjetër italiane, Tuttosport, njeriu që do ta zëvendësojë Allegrin është trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, i cili e kishte mbajtur këtë rol edhe në të kaluarën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...