Qëndrimi i Alvaro Morata në ndeshjen mes Juventusit dhe Borussia Monchengladbachut ka zemëruar trajnerin italian Massimiliano Allegri.
Ish lojtari i Real Madridit doli nga fusha për tre minuta për të ndërruar çorapet pasi i kishte prerë në disa vende.
Ndryshimi i ‘look-ut’ i ka shkaktuar Juves tre minuta me një lojtar më pak.
Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit ka shprehur zemërimin e tij mbi atë që ka ndodhur.
“Ata duhet të rriten. Nuk mund të humbin tre minuta për të zëvendësuar çorapet. Rregulli thotë që ju duhet ta vishni uniformen. Kjo nuk është modë, por një lojë futbolli. Unë jam shumë i zemëruar. Unë e di se ata janë të rinj, por ata duhet të fillojnë t’i kuptojnë disa gjëra”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/



