Allegri, shumë afër emërimit trajner i Man Unitedit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se është shumë afër emërimit trajner i Manchester Unitedit, ku mund të ndiqet edhe nga Emre Can dhe Mario Mandzukici.

Sipas Tuttosport, negociatat mes Manchester Unitedit dhe Massimiliano Allegrit janë intensifikuar së fundi dhe italiani pritet të fitojë pagë edhe më të lartë sesa 7.5 milionë eurot që i merrte te gjiganti italian, transmeton Gazeta Express.

Gazeta shton se mund të ketë “efekt domino”, pasi që mundësia e transferimit të Mario Mandzukicit dhe Emre Can nga Juventusi po diskutohet.

Kroati Mandzukic megjithatë nuk do të jetë lojtari i vetëm të cilin Allegri dëshiron ta transferojë për ta filluar revolucionin e tij në “Old Trafford”.

Kjo pasi që Tuttusport raporton se “Old Traffordi” është shfaqur si opsion shumë i mirë për Emre Canin.

Mesfushori ka mbetur jashtë skuadrës së Zonjës së Vjetër për Ligën e Kampionëve dhe e ka shprehur publikisht pakënaqësinë për këtë gjë. Për më tepër, ai e njeh futbollin anglez, pasi që më parë ka qenë në Liverpool.

Zhvillime të mëtutjeshme pritet të ndodhin brenda dy javëve të ardhshme, kur ish-trajneri i Milanit do të duhet të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë edhe më tutje i papunë apo dëshiron ta marrë në drejtim skuadrës e Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...